Hysni Mehani, kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, është liruar nga Spitali Rajonal i Mitrovicës pas konfliktit fizik që ndodhi dje mes tij dhe kryetarit të komunës, Sami Lushtaku.
Spitali ka konfirmuar për KlanKosova.tv se Mehani është liruar pas trajtimit mjekësor.
Të enjten u raportua për një sulm nga Lushtaku ndaj Mehanit, për të cilin rast pati shumë reagime.
