Site icon Lajmeria.info

Kryeziu nga DnV: KQZ-ja në Kosovë do të jetë më efikase për integritetin e votës

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se KQZ-ja kësaj radhe do të jetë më efikase për sa i përket integritetit të votës.

Duke folur për manipulimet me votat në zgjedhjet e fundit nacionale, Kryeziu tha se KQZ ka shtuar 2-3 elemente që do të fuqizojnë besimin në proces. ‘Janë dy-tre elemente që KQZ ka arritur t’i gjejë nga ky proces që ka ndodhur.

Shtimin e numrit të tavolinave, hapja dhe mundësia e bërjes publike të kamerave dhe mbikëqyrja që bëhet nga KQZ në atë proces.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Besoj se janë ndërmarrë masa të reja nga KQZ që do të garantojë që vota e secilit kandidat të numërohet drejt’. ‘Ne si DnV, në zgjedhjet e kaluara nuk e kemi monitoruar procesin e QNR-ve, por tani do të kemi rreth 100 vëzhgues në monitorimin e procesit të përgjithshëm brenda qendrave’, shtoi Kryeziu.

Exit mobile version