Kanali televiziv KTV ka vendosur të ndalojë transmetimin e emisionit “Rrjedha”, që drejtohej nga opinionistët Rron Gjinovci dhe Shkelzen Gashi, të cilët janë të njohur për mbështetje të hapur ndaj Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Momenti.
Njofimi i Gjinovcit:
Të dashur shikues të podkastit “RRJEDHA”,
Me keqardhje ju njoftojmë se nga sot ndalohet transmetimi televiziv i podkastit. “RRJEDHA” ka qenë produkt i produksionit medial Publikja, i cili përmes një marrëveshje me KTV-në ishte dakorduar që “RRJEDHA” të xhirohej nga KTV dhe të transmetohej të premteve dhe të dielave nga ora 20:00. Përmes një komunikimi të papritur, KTV ka njoftuar se transmetimi i podkastit “RRJEDHA” është i pamundshëm përgjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore nga data 11 janar deri më 9 shkurt 2025, për shkak të siç është thënë “kufizimeve të KPM-së”.
Publikja e konsideron këtë propozim kufizues cënim të marrëveshejeve ekzistuese dhe si rrjedhojë të pamundshëm bashkëpunimin e mëtutjeshëm.
“RRJEDHA” do të pushojë së transmetuari përkohësisht deri në një vendim tjetër të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të produksionit medial Publikja.