Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kujtim Gashi (15) merr përkrahje të madhe nga Romaja

Kujtim Gashi, kandidati i PDK-së për deputet, ka vizituar sot fshatin Romaja, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga banorët e këtij komuniteti.

Gashi, i cili mban numrin 15 në listën e kandidatëve për Kuvendin e Kosovës, ka theksuar përkushtimin e tij për të punuar për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe për zhvillimin e mëtejshëm të çdo rajoni, shkruan Gazeta Momenti.

“Romaja është zemra e entuziazmit dhe përkushtimit për një Kosovë më të zhvilluar. Me energji të re dhe gatishmëri për punë, jemi më të përgatitur se kurrë për fitoren e radhës së PDK-së,” tha Gashi gjatë takimit me banorët, të cilët e shprehën besimin e tyre tek ai si një lider i vendosur për të sjellë ndryshime pozitive.

Banorët e fshatit Romaja e shprehën mbështetje të fortë për kandidatin e PDK-së, duke theksuar se vetëm me një vizion të qartë dhe angazhim të palodhur mund të arrihen rezultatet që qytetarët meritojnë. Ata shprehën besimin se Gashi dhe ekipi i tij do të punojnë pa u lodhur për të realizuar premtimet dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Bashkë mundemi për një Kosovë më të fortë!” ka shtuar Gashi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit për të arritur suksesin.

Postimi i tij:

Romaja, zemra e entuziazmit dhe përkushtimit! Me energji të re dhe gatishmëri për punë, jemi më të përgatitur se kurrë për fitoren e radhës së PDK-së.

Bashkë mundemi për Kosovën më mirë!

#bedrihamzakryeminister1
#memlikrasniqi2
#kujtimgashi15

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile