Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka zhvilluar një seri takimesh frymëzuese me qytetarët e komunave të Zhuri, Hoqa e Qytetit, Hasi dhe Përdrini.
Gjatë këtyre takimeve, ai theksoi angazhimin e tij të palëkundur për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre zonave.
Gashi shprehu falënderime për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve, duke nënvizuar se mobilizimi për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit po bëhet gjithnjë e më i madh.
Ai tha se, me bashkëpunim dhe përkushtim, Kosova mund të arrijë më shumë, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.
Mobilizimi për këtë fushatë është i fuqishëm, dhe gjithsej kandidatët e PDK-së janë të gatshëm të çojnë përpara axhendën e ndryshimeve pozitive për vendin.
#KosovaMundetMaMire
#PDK131✔️
#BedriHamza1✔️
#MemliKrasniqi2✔️
#KujtimGashi15✔️
