Site icon Lajmeria.info

Kujtoni një Legjendë: Tetë Vjet nga Ndahja nga Jeta e Fadil Vokrrit

Sot shënohen tetë vjet nga ndarja nga jeta e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, emrit që la gjurmën më të madhe në historinë e sportit në Kosovë.

I njohur si futbollisti më i madh që ka nxjerrë vendi ynë, Vokrri nuk u bë i pavdekshëm vetëm për sukseset e tij në fushën e blertë, por edhe për kontributin e jashtëzakonshëm në afirmimin ndërkombëtar të futbollit kosovar.

Nën drejtimin e tij, Kosova realizoi ëndrrën historike të anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke hapur një kapitull të ri për sportin në vend.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Me rastin e tetëvjetorit të vdekjes së tij, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe FFK-ja kanë kujtuar figurën e Vokrrit, duke theksuar se trashëgimia e tij vazhdon të jetojë dhe se ai mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të shtetit dhe sportit kosovar.

Tetë vjet pa Legjendën e numrit 9.

Ka emra që nuk i përkasin vetëm historisë, por bëhen pjesë e identitetit të një kombi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

E një emër i tillë është padyshim Fadil Vokrri.

Ai ishte futbollisti më i madh që ka nxjerrë Kosova gjatë viteve të 80-ta dhe që gjatë karrierës së tij e barti me krenari fanellën me numrin 9.

E pikërisht më 9 qershor 2018, ai u nda nga jeta, duke e lidhur përgjithmonë këtë numër me emrin dhe trashëgiminë e tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sot, tetë vjet më vonë, kujtimi për të mbetet po aq i fortë sa dita kur na la.

Fadil Vokrri nuk ishte vetëm një golashënues i jashtëzakonshëm dhe një ikonë e futbollit.

Ai besoi në ëndrrën e Kosovës kur ajo dukej e paarritshme dhe punoi pa u ndalur për ta bërë realitet.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nga sukseset në fushën e blertë deri te udhëheqja e futbollit të Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, ai la gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë.

Numri 9 në fanellën e tij simbolizonte golat, suksesin dhe lidershipin.

Data 9 qershor na kujton dhimbjen e humbjes së tij, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe vazhduar rrugën që ai e ndërtoi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Fadil Vokrri mbetet më shumë se një emër në historinë e futbollit tonë.

Ai është frymëzim, krenari dhe pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version