Lajme
Kurti bënë fushatë me premtimet e parealizuara gjatë 4 viteve
Pavarësisht që fushata zgjedhore ende zyrtarisht nuk ka filluar partit politike tubimet e takimet me qytetarë po i zhvillojnë.
Njëjtë edhe shefi i qeverisë, që udheheq me Lëvizjes Vetëvendosje po bën.
Por, Albin Kurti, nuk po kursen gjuhën e ashpër kundër sistemit prokurorial e atij gjyqësor. Madje këtë e përdori gjatë një takimi me simpatizantë të tij ku iu foli edhe për Buron për konfiskimin e pasurisë, premtim ky i parealizuar njëjtë sikurse edhe vettingu në sistemin e drejtësisë.
Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës ka deklaruar se “Si me gjysëm shaka në një tubim në Pejë, pata thanë para nja dy vjete me pas ditë që bëhet kështu, në vend që me konkuru e me garu për kryeministër, kisha kqyr me u bë kryeprokuror..Byroja për konfisikimin e pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet edhe mandej duhet me tregu secili prej nga i vjen pasuria, le të mos keqkuptohemi na nuk kemi asgjë kundër njerëzve të pasur, vec duhet mena kallxu qysh i kanë bërë paret
Sipas avokatit Yll Zekaj, qeveria do të duhej të merrej me hartimin e projektligjeve në mënyrë më profesionale e jo të sulmojë vazhdimisht sistemin e drejtësisë.
Yll Zekaj – Avokat tha “Të sigurohet që nuk do të ketë shkelje të të drejtave të njeriut, dhe kur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nëse dërgohet nga ana e opozitës, i njëjti të kalojë filtrat, derisa kemi shumë ligje që nuk e kalojnë filtrin e Gjykatës Kushtetuese, kjo tregon joprofesionalizim në hartimin e projektligjeve dhe si të tilla, pastaj e vetmja derë është që të kritikohet Gjykata Kushtetuese pa të drejtë nga ana e qeverisë, që fitohet votë në popull, dhe të shitet popullizmi që Kushtetuesja po pengon zhvillimin e reformave të qeverisë.”
Aktualisht projektligji për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është në Gjykatën Kushtetuese, meqë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, e dërguan pasi kaloi në Kuvend, për herë të dytë. Kushtetuesja më parë e kishte shpallur të pavlefshëm në mes të vitit 2024.
-
Lajme3 weeks ago
“Qëndrimi i Kurtit po shkund Serbinë, Vuçiqin dhe…”, analisti “trondit” opozitën dhe jep parashikimin “e keq” për Vuçiqin
-
Botë3 weeks ago
Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi – sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë
-
ShowBiz4 weeks ago
Driloni i thotë në sy Sarës se mund të eliminohet sonte, ja si i përgjigjet ajo (VIDEO)
-
Lajme2 weeks ago
Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.
-
Shkencë3 weeks ago
Vullneti “bombardohet” me pyetje nga banorët në darkën e të nominuarve – Ja reagimi i tij! (VIDEO)
-
Shkencë3 weeks ago
Çka po ndodh në Big Brother debat i ashpër mes Drilonit dhe Gresës
-
ShowBiz4 weeks ago
LIVE| Nis spektali ‘Prime’, plot surpriza e rrëfime (VIDEO)
-
ShowBiz4 weeks ago
“Të dua edhe më shumë”, motra i jep mbështetje Vullnetit pas rrëfimit të tij