Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se, pas një periudhe të shtyrjes, do të krijohet Byroja për Pasuritë e Paligjshme, një iniciativë e cila do të mundësojë deklarimin e pasurisë nga individët, shkruan Gazeta Momenti.
Ai theksoi se kjo do të ndihmojë në transparencën e pasurisë dhe në luftën kundër korrupsionit, duke shtuar se nuk kanë problem me njerëzit e pasur, por kërkojnë që ata të tregojnë burimin e pasurisë së tyre.
Në një deklaratë të bërë para gazetarëve, Kurti tha:
“Deri tash e kanë shty, nuk munden ma. Do të bëhet Byroja. Secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, veç duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret.”
Kryeministri theksoi se kjo është një hap i rëndësishëm për të pasur një shoqëri më të ndershme dhe për të luftuar pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme.