“Salla është plot, matuni. Më 11 qershor nuk keni dashur të mateni si i nominuar për kryeministër i PDK-së, tash nuk po dëshironi të mateni si i nominuari i PAN-it për kryetar të Kuvendit: Matuni! Matuni dhe ballafaqohuni me të vërtetën. Pse s’po matesh? Dil matu! Shiko a i ke 61 deputetë”.
Kjo deklaratë e Albin Kurtit është bërë më 2017 në foltoren e Kuvendit, dhe e cila u transmetua në studion e emisionit Rubikon në Klan Kosova.
Gazetari Vehbi Kajtazi me humor tha se “Kurti është argëtues kur i sheh videot e tij ndër vite”.
“Çkado që ka thënë, tamam i bie këtij. Sikur të ketë folur për veten e tij para shumë vitesh, për atë thonë se është i dijshëm, largpamës”, tha Kajtazi.
Ndërkaq, me një ton më serioz, ai tha se vendi ka hyrë në një situatë qesharake ku shteti është bërë joserioz.
“Nuk kam dëgjuar ndonjëherë një rast të këtillë. Ka pasur raste tjera, por jo sikur ky. Të dyja palët janë futur në kurth. PDK, LDK dhe AAK po përpiqen, apo po e konfirmojnë se Albin Kurti nuk i ka votat as për kryetar kuvendi e as për qeveri. Dhe në këtë mënyrë këta po përpiqen ta çojnë deri në fund se kur është gati ai me votat e tij”, tha Kajtazi.
Ndiqeni deklaratën e tij të plotë:
