Site icon Lajmeria

Kurti mbron Gërvallën: U Sulmua për shkak të guximit dhe vendosmërisë së saj

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje me gratë, doli në mbrojtje të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila së fundmi u lëshua në gjuhë tejet të ashpër dhe kontraverze ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pavarësisht sfidave në politikën e jashtme, përfshirë mungesën e njohjeve të reja dhe sanksionet nga aleatët, Kurti mbrojti punën e Gërvallës, duke theksuar se nën drejtimin e saj, diplomacia kosovare është forcuar si asnjëherë më parë.

“Në politikën e jashtme, në diplomacinë tonë, kemi pasur një grua të vendosur, të guximshme, të pathyeshme, patriote, Donika Gërvallën, e cila, unë besoj, pikërisht për shkak të këtyre tipareve të saj, ka qenë shënjestër e fushatës së njëpasnjëshme, por gjithashtu edhe për shkak se është grua. Përkundër të gjitha këtyre, unë nuk kam takuar dikë që mund të jetë më i përqendruar në mesin e zhurmës se Donika Gërvalla. Sulmet mbi Donikën janë të kota, sepse ato janë zhurmë për të cilën nuk ka person që ia del më suksesshëm se vetë Donika. Me Donikën në krye të punëve të jashtme, e kemi bërë paraportën e Republikës të fuqishme si asnjëherë më parë, duke lënë prapa aq shumë shtete të tjera.” – tha Kurti

Exit mobile version