Site icon Lajmeria

Kurti në Davos, bashkë me “armiqtë” e Trumpit (VIDEO)

Liderët e biznesmenët botërorë, çdo vit mblidhen në Davos të Zvicrës për të diskutuar tema globale.

Por, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti në këtë forum zgjodhi të bëjë fushatë elektorale. Kur ia dhanë fjalën në panel diskutimi, u mor me opozitën. U ankua se ligjin për Fondin Sovran ia çuan në kushtetuese, raporton Klan Kosova.

Ani pse pritej që pjesëmarrja e tij në forumin e Davosit të jetë pozitive për vendin, një prani e tillë po konsiderohet më shumë si diçka negative.

Njohësi i sigurisë, Jeton Halimi tregoi një prej arsyeve pse ka udhëtuar shefi i qeverisë kosovare drejt Davosit.

Forumit Ekonomik Botëror njihet nga autoritetet zvicerane si institucion ndërkombëtar për bashkëpunimin publiko-privat. /Klankosova.tv

Exit mobile version