Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kurti në Gjilan: Kemi besu që autostrada kryhet, ama ka me u kry!

E premtoi disa herë nëpër deklarata publike, e kishte edhe në programin e qeverisjes së tij për vitet 2021-2025. Megjithatë, autostrada e Gjilanit ende nuk ka përfunduar. Për këtë, kryeministri Albin Kurti u arsyetua gjatë fushatës në këtë qytet duke ua lënë fajin të tjerëve.

Gjatë tubimit atje, Kurti ka thënë se “ka besuar që autostrada kryhet”, duke mos përdorur fjalën“premtim”, e duke marrë parasysh se kishte premtuar se e njëjta do të bëhet.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje u tha qytetarëve të Gjilanit se pushtetet paraprake i kanë fajet, për shkak se “filloi mbrapsht”.

“Kemi besu që autostrada kryhet dhe jemi angazhu shumë që të përfundohet. U desh më shumë kohë se sa që kemi menduar, sepse e pamë sa keq e sa mbrapsht është fillu ajo, projekt pa studim, pa elaborat shpronësimi dhe pa mbikqyrje. Tash që i dijmë telashet, defektet, e dijmë çfarë të bëhet që të kryhet shpejt. Autostrada e Gjilanit ka me u ba, jo vetëm deri në Gjilan, por deri te Dheu i Bardhë” – tha ai të shtunën, transmeton Nacionale.

Pikërisht gjatë fushatës zgjedhore, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pati thënë se autostrada do të përfundojë.

“Autostrada Gjilan-Prishtinë do të përfundojë brenda mandatit të Qeverisë Kurti 2. Unë po flas edhe në emër të asaj që kemi biseduar edhe me z. Kurti, me kryeministrin” – kishte thënë ai në “Debat Përnime”.

Autostradën, Qeveria Kurti e premtonte edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të kaluara, derisa në programin 2021-2025, parashihej që të përfundonte e njëjta.

“Krijimi i sistemit të integruar për transportin rrugor mundëson lidhje më të mirë dhe më të shpejtë mes rajoneve brenda vendit dhe jashtë saj. Për të arritur këtë, do të përfundojmë projektet ekzistuese infrastrukturore, si ndërtimin e segmentit të autostradës Besi-Merdare dhe autostradës Prishtinë-Gjilan,zgjerimi i rrjetit ekzistues rrugor Prishtinë-Mitrovicë dhe autoudhën Kijev-Zahaq, do të zbatojmë projektet e reja si zgjerimi i rrugëve nacionale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, përfshirë rrugët qarkore, rehabilitimin e rrugëve kombëtare Qafë Duhël-Shtime-Ferizaj, që lidhet me autostradën Prishtinë-Shkup, si dhe ndërtimi i rrugëve kufitare Deçan-Plavë, Prizren-Tetovë dhe Gjilan-Kumanovë. Po ashtu, vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë rehabilitimit të rrjetit ekzistues si dhe ndërtimit të rrugëve të reja, si dhe ndërtimit të unazës së jashtme të Prishtinës” – thuhet në programin e Qeverisë Kurti 2021-2025.

Kurtin në Gjilan e pyetën në lidhje me këtë autostradë. Gjatë një tubimi para pak javësh, Kurti, heshti ndaj pyetjes së gazetarëve për autostradën e Gjilanit – që kishte njoftuar se zyrtarisht përfundon në fund të 2023-ës – si dhe për Urë te Liqeni i Badovcit, që ka qe gati tre vite që ka mbetur në vend.

“Autostrada, ku është, pse s’është rregullu? Ura e Liqenit të Badovcit kryeministër? Tregona kryeministër pse na ke gënjy për autostradën?” –ishin pyetjet e drejtuara Kurtit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile