Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kurti për gazetarët: Rrenca

Gazetarët e portaleve dhe analistët e debateve televizive, janë rrenca sipas kryeministrit Albin Kurti. Ai u shpreh – si më poshtë – në një tubim me disa qytetarë të Istogut dje. “…Kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pasë”, tha Kurti.

“Sa i përket çka dëgjoni, e di që nuk e keni kollaj.

Kurrë ma vështirë me i ngu lajmet në Kosovë nuk ka qenë.

A e dini pse? Jo për shkak se ka lajme të rrejshme, por për shkak se nuk janë lajme hiç.

Plot prej tyre janë opinione, të ambalazhuara si lajme.

Ktyneherë kur kemi ngu lajme, kanë qenë të vërteta, faktike për ngjarje të caktuara.

Ndërkaq opinionet ke mujtë me u pajtu, ke mujtë mos me u pajtu me to. Po tash janë përzi këto dy gjëra, kjo po shkakton shumë konfuzion te populli jonë.

Ju e dini shumë mirë, me bo me ni tri herë të njëjtën rrenë, ti thu: nashta nuk o bash qashtu, po diçka ka. Epo s’ka kurrgjë.

Pra, këta e kanë gjetë formulën me përsëritë rrenën që me shkaktu dyshimin.

Këtyne ju mjafton që ju me dyshu, në Qeverinë e Kosovës ose në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pra, dyshimi shkaktohet nëpërmjet përsëritjes së rrenës.

Epo të ju them të drejtën, nëse dikush rren niherë, unë gati jam për me e falë, vec nëse ma përsëritë rrënën është rrenc. Përsëritja e rrenës të bën rrenc.

Me rrejtë ni herë jo domosdoshmërisht je rrenc, se mundesh me qenë i keqinformumë, por me përsëritë rrenën.

Kështu që kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pasë”, tha ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile