Connect with us

Lajme

Kurti ‘përtoi’ të nënshkruante dokumentet, ndaj nuk vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë

Kryeministri Albin Kurti, ka treguar arsyen pse nuk i vizitoi ende ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ai për RTK-në, tha se e ka menduar këtë vizitë, mirëpo nënshkrimi i shumë dokumenteve ka qenë faktori kryesor që nuk është realizuar një takim me ish-krerët e UÇK-së në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë, edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente, formular, ku ti nënshkruan në dokumente të Gjykatës Speciale, unë nuk kam dashur ta bëjë atë gjë. Unë kam konsideruar, dhe sot mendoj që është gabim ajo. Edhe 3 gushti i vitit 2015 është ditë e zezë në historinë e re të Kosovës. Gjykata Speciale apo Dhomat e Veçanta apo të Specializuara, nuk kam parë që kanë transparencë. Një farë mënyrë e kanë një këmbë brenda Kosovës, e një këmbë jashtë prej Kosovës, koka nuk e di tamam ku është”, tha shefi i ekzekutivit.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend