Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kongresistët amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, temat kryesore të diskutuara ishin mbrojtja, paqja dhe siguria në rajon.
Kurti falënderoi delegacionin për përkrahjen për anëtarësim në NATO dhe theksoi përputhshmërinë në politikën e jashtme.
Diskutimet përfshinë investimet në mbrojtje, zhvillimin e teknologjisë, bashkëpunimin ekonomik dhe reformat në arsim.
Para vizitës në Prishtinë, kongresistët posetuan edhe Luginën e Preshevës, ku Kurti theksoi rëndësinë e të drejtave të barabarta për pakicat në Ballkanin Perëndimor.
