Connect with us

Lajme

Kurti: Sulmin në Ibër-Lepenc e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi për financimin dhe planifikimin

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ka nisur dhe planifikimin edhe sulmin në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se këtu gisht ka edhe Serbia për planifikimin, financimin dhe logjistikën e sulmit.

“Bazuar në informacionet inteligjente që i posedojnë institucionet e sigurisë prapa urdhrit për sulmin me eksploziv në kanalin e Ibër Lepencit qëndron Milan Radoiçiqi dhe grupi i tij terrorist që po strehohet dhe mbështet nga Serbia. Për planifikimin, financimin dhe logjistikën e sulmit ka përgjegjësi shteti i Serbisë”, ka thënë Kurti.

Advertisement

Sulmi është planifikuar paraprakisht nga Milan Radoiçiqi, për realizimin e tij, janë përfshirë dy grupe në kuadër të organizatës ‘Mbrojtja Civile’ e cila financohet nga Serbia, dhe trajnohet në vazhdimësi atje. Grupi i parë ka ofruar mbështetje logjistike në terren, ndërsa grupi i dytë disa persona profesionistë, ku besohet se ka pasë persona nga struktura të caktuara të sigurisë së Serbisë të afërta me Radoçiqi, janë përfshirë në realizimin e sulmit. Këto dy grupe në vazhdimësi janë trajnuar dhe instruktuar nga strukturat e Serbisë, para dhe pas sulmit të 24 shtatorit të 2023-së. Deri tani janë evidentuar komunikime të koduara në mes disa pjesëtarëve të organizatës terroristë “Mbrojtja Civile”. Të dhënat janë duke u trajtuar nga institucionet e sigurisë në kuadër të hetimeve të cilat po zhvillohen”.

“Për dallim nga sulmi terrorist në Banjskë ku Milan Radoiçiq ka marrë pjesë personalisht, kësaj radhe ka marrë veprime të caktuara duke tentuar shfajësimin e vetes. Paraprakisht e ka ndërtuar alibinë, duke e përcaktuar një takim me anëtarët e Listës Serbe në ditën e sulmit, konkretisht nga ora 17:00 deri në ora 19:00. Pra dy orë para sulmit në Ibër-Lepenc, Radoiçiqi cakton takim me Listën Serbe. Ai orvatet të sajojë alibinë për veten e tij. Pas sulmit ka realizuar telefonata dhe takime, dhe bashkë me strukturat e larta në Serbi kanë ndërmarrë veprime të ndryshme fabrikuese me synim fshehjen e përgjegjësisë së tij, përkatësisht Serbisë”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se Radoiçiqi në fund nuk ishte i kënaqur me sulmin, sipas Kurtit, ai priti që kanali të dëmtohet në tërësi.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend