Site icon Lajmeria.info

Kurti thërret opozitën për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit për presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje opozitës për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të mbajtur në orën 19:00 për të diskutuar çështjen e presidentit.

Kurti theksoi se bojkotimi nuk ndihmon institucionet dhe shtetin e Kosovës.

Ai po ashtu kërkon që deputetët e opozitës të ofrojnë zgjidhje në vend të bllokimeve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kurti shtoi se pritet që edhe deputetët e opozitës të marren pjesë në seancën e caktuar. /Klankosova.tv

Exit mobile version