Në fjalimin e radhës gjatë tubimit në Malishevë, kryeministri Albin Kurti iu drejtua qytetarëve me tone tejet të pazakonta.
Duke theksuar gjoja angazhimin e qeverisë për qytetarët, Kurti ka përsëritur disa herë fraza për “dorën e mirë të shtetit” dhe “solidaritetin” që sipas tij, politika të tilla përfaqësojnë.
Deklarata e Kurtit:
“Dorën e mirë të shtetit ua shtriu qytetarëve, ndërkaq armiqve dorën e hekurt grusht të shtetit.
Kjo dorë e mirë e shtetit që iu shtri qytetarëve për përkrahje e solideratitet, është shprehur për të gjitha kategoritë shoqëore dhe në çdo fushë.
Kjo dorë e mirë e shtetit që iu shtri qytetarëve për përkrahje e solideratitet, është shprehur për të gjitha kategoritë shoqëore dhe në çdo fushë.
Dora e mirë e shtetit të Kosovës, rreth 2 mijë e 500 nënave të reja lehona dhe 16 mijë fëmijve, me shtesa qysh nga viti i parë.
Dora e mirë e shtetit demokratike, rriti pensionet 20% dhe 5 mijë e 200 pensionistëve të Malishevës, ua dha pesë herë pensionin e 13të brenda katër viteve.
Dora e mirë e shtetit.” – tha ai.