Site icon Lajmeria

Kurti zotohet se “kurrë nuk do t’ju gënjej as zhgënjej”, godet PDK-në dhe LDK-në se “kanë bërë dëmin më të madh”

“Kurrë nuk do t’ju gënjej as zhgënjej”, tha kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në hapjen zyrtare të fushatës së partisë së vet – ndonëse ende nuk paraqiti program garues.

Kurti e nisi fushatën duke goditur PDK-në dhe LDK-në për të cilat tha se “janë dy partitë që kanë shkaktuar dëmin më të madh me kojshin tonë”.

“Kosovën e pavarur, e bëmë edhe të pavarur nga korrupsioni dhe pazaret me Serbinë. Prandaj në këtë punë tonë fisnike, në këtë mision të madh kombëtar, kemi dnderin dhe kënaqësin tju shërbejmë juve, popullit tonë”, tha Albin Kurti.

“Për Serbinë e kemi policinë e ushtrinë, e dialogun”, tha ai.

Exit mobile version