Një ngjarje që ka tronditur komunitetin e Deçanit: Policia e Kosovës ka arrestuar prindin e njërit nga klasorët e viktimës, një 11-vjeçar, nën dyshimin për sulm fizik.
Sipas burimeve të Gazetës nga organet e rendit, i dyshuari, Fidan Hadërgjonaj (zyrtarisht i regjistruar si Binak Hadërgjonaj), e ka marrë nxënësin në afërsi të oborrit dhe e ka futur në një veturë Range Rover.
I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” dhe është ndaluar për 48 orë. Ai pritet të lirohet më pas sipas procedurave të rregullta.
