Site icon Lajmeria.info

Kylian Mbappe bëhet golashënuesi i La Ligës për herë të dytë me radhë te Real Madridi

Kylian Mbappe ka hyrë në histori te Real Madridi dhe La Liga, duke u bërë lojtari i parë pas 38 vitesh – që nuk quhet Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi – që e fiton trofeun “Pichichi” në dy sezone radhazi.

Pavarësisht se mungoi një pjesë të konsiderueshme të sezonit për shkak të një lëndimi të bezdisshëm në gju, 27-vjeçari e mbylli edicionin 2025/26 si golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll.

Sulmuesi francez realizoi 25 gola në elitën spanjolle, duke e lënë pas Vedat Muriqin e Mallorcas me dy gola më pak.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Të dy shënuan edhe në xhiron e fundit, por Mbappe kishte krijuar një avantazh që praktikisht e kishte siguruar çmimin.

Mbappe e kryesoi listën e golashënuesve me vetëm 31 paraqitje, ndërsa Muriqi (i dyti) dhe Ante Budimir i Osasunas (i treti) luajtën nga 37 ndeshje.

Kështu, ai tani numëron dy “Pichichi” në dy sezonet e tij të para te Real Madridi, ndërsa në shekullin 21 vetëm Messi dhe Ronaldo e kanë fituar këtë trofe në mënyrë të njëpasnjëshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Trofeu i fundit nga dikush tjetër përveç dy ikonave kishte ardhur dekada më parë, kur Hugo Sanchez e fitoi katër herë rresht nga viti 1984 deri më 1988 me fanellën e Real Madridit.

Megjithatë, përkundër statistikave dhe rekordeve personale, Mbappe ende nuk ka arritur ta udhëheqë Real Madridin drejt një trofeu madhor.

Që nga ardhja e tij para sezonit 2024/25, “Los Blancos” kanë fituar vetëm Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version