Site icon Lajmeria

Lahi Brahimaj: Bashkë me mijëra qytetarë të Klinës dhe rrethinës, ndamë vizionin tonë për një Kosovë Fituese

Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj, ka thënë se bashkë me mijëra qytetarë të Klinës dhe rrethinës, ndanë vizionin për një Kosovë Fituese

Postimi i tij:

Në një atmosferë entuziaste dhe plot energji, bashkë me mijëra qytetarë të Klinës dhe rrethinës, ndamë vizionin tonë për një Kosovë Fituese.

Klina meriton më shumë. Me planin tonë konkret për zhvillim dhe investime strategjike, do të sigurojmë që çdo familje klinase të ketë mundësi për një jetë më të mirë. Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional është garanci për sigurinë dhe prosperitetin që meritojnë qytetarët tanë.

Faleminderit Klinë për besimin dhe mbështetjen e pakursyer.

1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese
1️⃣ Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj

Exit mobile version