Site icon Lajmeria

Lahi Brahimaj: Gërgocit foli qartë – mbrëmë me bojkotimin e plotë të mashtruesit dhe sonte me përkrahjen masive për Kosovën Fituese

Bashkësia lokale e Gërgocit foli qartë – mbrëmë me bojkotimin e plotë të mashtruesit dhe sonte me përkrahjen masive për Kosovën Fituese. Bashkë me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini, mes miqve, veprimtarëve e bashkëluftëtarëve, përjetuam energjinë e jashtëzakonshme të qytetarëve që duan largimin e qeverisë që i mashtroi e i la në baltë.

Dushkaja, si bastion i pathyeshëm i AAK-së, edhe njëherë dëshmoi se e do zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, vendet e reja të punës dhe perspektivën e qartë euroatlantike. Plani ynë për anëtarësim direkt në NATO dhe vizioni për Kosovën Fituese është rruga e vetme drejt së ardhmes që meritojmë.

Faleminderit për besimin! Së bashku do ta bëjmë realitet Kosovën Fituese 137.

1️⃣Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣Lahi Brahimaj

Exit mobile version