Site icon Lajmeria

Lahi Brahimaj: Rahoveci dëshmoi edhe një herë forcën e pathyeshme të vullnetit qytetar

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka takuar qytetarët e Rahovecit.

Brahimaj përmes një postimi në Facebook tha se Rahoveci dëshmoi edhe një herë forcën e pathyeshme të vullnetit qytetar.

“Rahoveci dëshmoi edhe një herë forcën e pathyeshme të vullnetit qytetar! Energjia e jashtëzakonshme e mijëra qytetarëve të mbledhur sonte në Malësinë e Vogël, konfirmoi vendosmërinë për një Kosovë Fituese”.

Më tutje ai tha se mashkë me fermerët, vreshtarët dhe ndërmarrësit e Rahovecit, do të realizojnë potencialin e plotë të kësaj zone të bekuar.

“Me këtë mobilizim historik, Rahoveci po dërgon mesazhin e qartë se ka ardhur koha për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të hovshëm. Bashkë me fermerët, vreshtarët dhe ndërmarrësit e Rahovecit, do të realizojmë potencialin e plotë të kësaj zone të bekuar. Fryma e fitores po përfshin tërë Kosovën. Më 9 shkurt, me votën tuaj, do të hapim kapitullin e ri të zhvillimit dhe prosperitetit, të Kosovës ku fitojnë të gjithë”, u shpreh Brahimaj.

Exit mobile version