Site icon Lajmeria

Lahi Brahimaj: Zotimi im dhe i AAK-së mbetet i palëkundur – të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës

Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga radhët e Koalicionit për Kosovën Fituese, ka premtuar përmirësime të kushteve për çdo fermerë.

Brahimaj është takuar me banorët e Jabllanicës, Zhabelit, Bardhaniqit, Gërgocit dhe Kralanit, prej nga është zotuar për krijimin e kushteve optimale për çdo fshat të Kosovës.

“Bashkë me banorët e Jabllanicës, Zhabelit, Bardhaniqit, Gërgocit dhe Kralan it, shumica luftëtarë, invalidë të luftës e familjarë të çlirimtarëve, ndamë shqetësimet dhe diskutuam për sfidat që prekin këto vendbanime më vlerë historike. Vizioni ynë për një Kosovë Fituese mbështetet pikërisht në zhvillimin e zonave rurale dhe potencialin e pashfrytëzuar të këtyre viseve. Bujqësia dhe blegtoria këtu kanë traditë shekullore, dhe me politika të duhura mbështetëse, mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik. Zotimi im dhe i AAK-së mbetet i palëkundur – të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës, duke siguruar infrastrukturë moderne, përkrahje për fermerët dhe mundësi të barabarta zhvillimi për rininë. Forca e Kosovës qëndron në rrënjët e saj. Kosova Fituese 137 “, thuhet në postimin e tij.

Exit mobile version