Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar disa gjoba ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
VV-ja është dënuar për shkak se ka shkelur Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.
Në vendimet e fundit, të publikuara nga PZAP më 10 shkurt 2025, VV-ja është gjobitur me 7 mijë euro total, si rezultat i disa ankesave të parashtruara nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ankesat e PDK-së ndaj LVV-së ishin për disa postime të bëra nga kandidatët për deputetë të kësaj partie, Fitore Pacolli, Haxhi Avdyli, Albulena Haxhiu, Fatmire Kollçaku dhe zyrtares Dejona Mihali.


