Site icon Lajmeria.info

Lamine Yamal dhe Vedat Muriqi nominohen për Çmimin e Lojtarit të Sezonit në La Liga

Lamine Yamal dhe Vedat Muriqi janë nominuar zyrtarisht për çmimin prestigjioz të Lojtarit të Sezonit në La Liga, pasi zhvilluan edicion të jashtëzakonshëm idividual.

Anësori 18-vjeçar regjistroi shifra mbresëlënëse në kampionat, duke realizuar 16 gola dhe 12 asistime në 28 ndeshje, kontribut që ishte vendimtar në rrugëtimin e Barcelonës drejt rikthimit të titullit në Spanjë.

Në listën e ngushtë të kandidatëve është edhe Vedat Muriqi, i cili, pavarësisht se Mallorca ra nga La Liga, u dallua si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit me paraqitjet dhe ndikimin e tij në sulm.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai kishte 23 gola këtë sezon dhe shihet si arritje e madhe futja në mesin e këtyre emrave.

Përveç Yamalit dhe Muriqit, të nominuar janë edhe ylli i Real Madridit, Kylian Mbappé, që u shpall top shënues në La Liga me 25 gola.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version