Lidhja Demokratike e Kosovës, përkundër shpenzimit të lartë të parasë dhe përkundër të fushatës ekspenzive e me shumë reklama dhe publicitet, akoma mbetët në vendin e tretë.
Përkundër se fryma nga jashtë duket pozitive, për partinë e Lumir Abdixhikut, shifrat flasin ndryshe.
Edhe në sondazhet e tyre të brendshme, ky subjekt politik rënditet i treti, pas VV-së dhe PDK-së.
Sondazhet e vendosin me rritje të lehtë të numrit të votave dhe përqindjes në krahasim me vitin 2021, por rënditja mbetët e njëjta, në vendin e tretë.