Në një njoftim është bërë e ditur se për garantimin e rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka verifikuar të gjitha nënshkrimet e dorëzuara në përputhje me dispozitat e Statutit.
Kriteri statutar i së paku një të tretës (1/3) e delegatëve është përmbushur për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.
Kuvendi do të mbahet të enjten, fillim ora 18:00, ndërsa LDK-ja mbetet e përkushtuar për zbatimin e procesit në përputhje me Statutin, parimet demokratike, transparencën institucionale dhe vullnetin e delegatëve.
