Partia politike Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur 113 zotimet e detajuara të programit qeverisës për një Kosovë që punon, zhvillohet dhe e bën jetën e qytetarit më të lehtë.
LDK e ka quajtur këtë program si një plan pune për të garantuar shtetin që funksionon, mbështetjen e familjeve, ndërtimin e jetës këtu për të rinjtë, zhvillimin e ekonomisë dhe për të përfaqësuar Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Disa premtimet kryesore të planit program janë: Koeficienti 150 dhe dyfishimi i pensioneve, punësim i garantuar dhe trajnim për 40 mijë të rinj, moratorium i çmimeve të energjisë dhe ulje e çmimeve të produkteve bazike, bashkëpunimi i Kosovës me NATO dhe BE me përfaqësim dinjitoz dhe siguri kombëtare, përfundimi i autostradave dhe investime në infrastrukturë, si dhe investime në sektorin e teknologjisë informative dhe ekonomisë digjitale.
Programi qeverisës gjithashtu përfshin shtesa të garantuara për fëmijë, lehona, gra kujdestare dhe pensionistë, si dhe kujdes shëndetësor modern dhe dinjitoz.
