Site icon Lajmeria.info

LeBron James në fund të karrierës së tij në NBA? Çfarë pritet për lojtarin e Lakers?

Me humbjen e mëngjesit të sotëm kundër Oklahoma City, LeBron James i dha fund sezonit të tij në NBA, dhe për këtë arsye ka shumë të ngjarë edhe karrierës së tij me fanellën e Los Angeles Lakers, dhe ndoshta karrierës së tij në përgjithësi.

Kontrata e 41-vjeçarit James me Lakers do të skadojë së shpejti dhe ai zyrtarisht do të bëhet një lojtar i lirë.

Pas humbjes ndaj Oklahoma dhe eliminimit nga play-off-i, basketbollisti amerikan pranoi se është i pasigurt për të ardhmen e tij. ‘Sa i përket të ardhmes, sinqerisht, nuk e di.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ende e ndiej humbjen.

Vërtet nuk e di se çfarë më pret këtë verë’, ka thënë LeBron.

Njerëzit e NBA nuk e dinë nëse sot ishte hera e fundit që e pamë Jamesin në parketin e NBA, dhe ai do të marrë një vendim pasi të pushojë dhe të flasë me familjen e tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version