Lajme
Lideri i “vetëkënaqur”: Huqjet e Kurtit nuk kanë të mbaruar (VIDEO)

Katër vjet i kaloi në karrigen e kryeministrit.
Gjatë kësaj kohe, shefi i qeverisë në detyrë, Albin Kurti, përveç tjerash do të mbahet mend edhe për disa huqje të tij, të cilat u mundua t’i arsyetonte, raporton Klan Kosova.
E fundit ishte pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve që u mbajtën më 9 shkurt. Kreu i ekzekutivit publikoi në rrjetin social Facebook hartën Kosovës me krejt komunat që doli fituese partia që ai e drejton.
Por këtu, kryeministri në detyrë harroi ta skuqte një komunë. Nuk vonoi shume erdhi edhe kërkim falja e tij.
Një lëshim edhe më të madh, ai dhe stafi i tij e patën kur tashmë kryeministri në detyrë pati rënë në kurthin e komedianëve rusë, Vovan dhe Lexus.
Albin Kurti pati komunikuar me ta me bindjen se është duke bashkëbiseduar me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkeviçs.
Pas këtij skandali, i menjëhershëm ishte edhe arsyetimi.
Ndonëse është inxhinier, Kurti pati gabuar edhe në zgjidhjen e një ekuacioni të thjeshtë matematikor kur pati shkuar në Obrançë të Podujevës për të përuruar shkollën “Ali Hadri “.
Posa hyri në klasë, më shumë se fjalimi i drejtorit të shkollës, vëmendjen ia pati tërhequr detyra e pazgjedhur në dërrasën e zezë të nxënësve të klasës së shtatë.
Edhe kur e mori vullnetarisht hapin drejt dërrasës për ta zgjidhur, rezultatin e kishte gabim.
Këtë gabim nuk e vërejti as minisitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që e shoqëronte.
Mirëpo, më vonë kur Kurti e kuptoi gabimin, u kërkoj falje filloristëve në rrjete sociale.
-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve