Site icon Lajmeria.info

Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Thirrje për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve

LBK ka përshëndetur përfundimin e procesit zgjedhor dhe ka bërë thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja për të adresuar sfidat ekonomike.

Komuniteti i biznesit vlerëson se çdo vonesë në këtë proces krijon pasiguri dhe dëmton besimin e investitorëve.

Zvarritja e proceseve institucionale rrezikon reformat ekonomike dhe zhvillimore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

LBK fton subjektet politike të veprojnë me përgjegjësi shtetërore për të siguruar stabilitet institucional dhe zhvillim ekonomik të vendit mbi çdo interes tjetër.

Exit mobile version