Site icon Lajmeria

Limaj: Kurtit iu kanë bë shumë hajna

Kryetari i “Nismës” Fatmir Limaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon së bashku me AAK-në, ka folur në Pressin të “T7”, për “parullën” e VV-së, “hajnat në burg”.

Sipas Limajt, Kurtit iu kanë bërë shumë hajna, ndërkohë ai po i mbron, duke mos iu përgjigjur prokurorisë.

“A pe din cka po thotë kryeministri, po ju thotë juve, me politika popullsite si para 4 viteve: hajnat në burg. Cilt don me i çu mo. Shumë hajna iu ka ba. Po i mbron hajnat tash, ai spo i përgjigjet prokurorisë për hajnat. Prokuroria po heton për hajnat, kryeministri po thotë: Jo unë nuk vi atje, hajde ti te une”.

Exit mobile version