Sot, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës prezantoi tri raporte të reja që trajtojnë lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes në hapësirën mediatike të Kosovës.
Në një emision televiziv në Klan Kosovë, ish-kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, u shpreh se ka një rritje të intensitetit të sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë edhe teoritë konspirative pa baza konkrete.
Mehmeti shtoi se është e rëndësishme të mos censurohen mediat dhe të sigurohet një klimë e lirë për debatet, që janë thelb i një demokracie të shëndetshme.
