Site icon Lajmeria

Lirim Mehmetaj: Haxhiu e pranoi vetë shkeljen e Ligjit për Qeverinë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka theksuar se deputetja e zgjedhur e VV-së, Albulena Haxhiu, ka pranuar vetë se ka shkelur Ligjin për Qeverinë.

Mehmetaj ka theksuar se pas këtij pranim të drejtpërdrejtë nga Haxhiu, nuk ka më hapësirë për diskutim rreth kësaj çështjeje.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ftuar në një emision në KTV e ka pranuar me gojën e saj se kanë shkelur ligjin që e kanë shkruar vetë”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Ai ka sqaruar se sipas Ligjit për Qeverinë, neni 26, ministrat duhet të japin dorëheqjen një ditë para certifikimit të rezultatit zgjedhor, por Haxhiu dhe kolegët e saj kanë dorëzuar vetëm letra për pranimin e mandatit të deputetit, ndërsa dorëheqja ka ndodhur në ditën para betimit si deputetë.

“Siç e tha edhe vetë Haxhiu, dorëheqja ka ndodhur vetëm dje, dhe kjo është shkelje e qartë e ligjit”, ka shtuar Mehmetaj.

Exit mobile version