Lista Serbe ka mohuar pretendimet se disa nga deputetët e saj mund të mbështesin krijimin e një qeverie të re të udhëhequr nga Albin Kurti.
Në një reagim për media, kjo parti e ka cilësuar një gjë të tillë si “rrenë e pastër” dhe “dëshirë” të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Duke marrë parasysh deklaratat që vijnë nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë publikisht se gjoja mbështetja për përfaqësuesit e Listës Serbe është gënjeshtër e pastër. Ndoshta është një dëshirë e tyre, një insinuatë apo diçka e tretë, por ne e përsërisim qartë dhe publikisht se nuk është e vërtetë.
Ne jemi absolutisht të sigurt se edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes janë të vetëdijshëm për këtë, por gënjeshtrat që postojnë padyshim që u shërbejnë në lojërat e tyre të brendshme, prandaj i refuzojmë publikisht”, thuhet në reagim.
