Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë publike listën zyrtare me 110 kandidatë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në krye të kësaj liste është Ardian Gjini, njëherësh edhe kandidat për kryeministër.
Një befasi është renditja e Ramush Haradinajt, kryetar i partisë, i cili zë vendin e 11-të në listë.
Haradinaj ka komentuar se ky rreshtim shënon një kthesë të madhe organizative dhe politike, duke sjellë një ekip të jashtëzakonshëm e të gatshëm për përgjegjësi të larta shtetërore. “Aleanca në të gjitha etapat ka dëshmuar se di të marrë vendime në momente historike.
Sot, përballë sfidave të reja, ne kemi guximin dhe vizionin me pa ma larg.
Ky është rrugëtimi ynë i përbashkët për ta bërë realitet Andrrën për Kosovën, për një shtet të fortë, të sigurt, të zhvilluar me dinjitet të pacenueshëm, e që i përket secilit.”, ka shkruar Haradinaj.
