Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të rëndësishëm nga finalja e madhe, me përditësime minutë pas minute.
Laert Vasili, Rozana Radi, Besart Kelmendi (Gjesti) dhe Egli Tako janë katër finalistët që kanë mbërritur në këtë pikë të garës, duke kaluar javë të tëra mes sfidave, debateve, surprizave dhe emocioneve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Një prej tyre do të shpallet fitues i çmimit të madh dhe do të kurorëzohet si mbreti apo mbretëresha e këtij edicioni të katërt, që edhe këtë vit ka mbajtur publikun të ngjitur pas ekranit.
Finalja e sotme pritet të sjellë jo vetëm emocionet e shpalljes së fituesit, por edhe rikthimin e banorëve të mëparshëm, performanca muzikore, surpriza nga produksioni dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut.
Qëndroni me Telegrafin për të ndjekur të rejat më të fundit, reagimet, fjalimet, momentet kulmore dhe gjithçka që ndodh në natën më të rëndësishme të këtij reality show.