Sipas “The i Paper”, Liverpooli është i gatshëm të investojë deri në 75 milionë funte për anësorin e RB Leipzig, Yan Diomande. “Reds” janë të vendosur ta forcojnë repartin ofensiv përpara sezonit të ardhshëm, ndërsa 19-vjeçari thuhet se është objektivi i tyre kryesor në këtë pozicion.
Më herët, Leipzig ishte përfolur se kërkonte 100 milionë euro (rreth 87 milionë funte) për kartonin e Diomande, pavarësisht se ai ka vetëm një sezon të plotë në nivelin profesionist.
Në rast se nuk arrihet marrëveshja, Liverpooli ka edhe emra të tjerë në listë për krahët e sulmit, mes tyre edhe yllin e PSG-së, Bradley Barcola.
Në “Anfield” synojnë të sjellin një lojtar që do ta rrisë edhe më shumë efektivitetin e Alexander Isak, i cili pritet të jetë pika kryesore e sulmit si “numri 9” për sezonin e ardhshëm.
