Site icon Lajmeria.info

Liverpooli në sezonin 2025/26: Analiza e dobësive dhe sfidat për të ardhmen

Fakti që Liverpooli e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve 2026/27 vetëm në javën e fundit të Ligës Premier flet shumë për sa i dobët ishte sezoni 2025/26 për “Reds”.

Si kampionë në fuqi të Anglisë dhe pas një titulli dominant në 2024/25 (me 10 pikë më shumë se Arsenali), pritjet ishin krejt tjera – por nga gushti deri në maj, shumë gjëra thjesht nuk funksionuan.

Liverpooli e mbylli kampionatin me 12 humbje në ligë, një nga bilancet më të dobëta mes skuadrave të Top 7.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prioriteti kryesor, zëvendësimi i Mohamed Salah.

Tema më e madhe e verës pritet të jetë epoka pas Mohamed Salah.

Konflikti i raportuar mes tij dhe Slotit gjatë sezonit – përfshirë momentin kur Salah la të kuptohej se trajneri e kishte “hedhur nën autobus” – kanë ngritur shumë pikëpyetje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nëse Liverpooli do ta rindërtojë repartin ofensiv, gjetja e pasuesit të Salahut duhet të jetë prioritet numër 1.

Një tjetër pikë kritike është mbrojtja, ku po rritet debati nëse Liverpooli duhet të kërkojë një partner të ri për Virgil van Dijk, apo madje të marrë vendime të mëdha për të ardhmen e kapitenit.

Me Botërorin që nis brenda pak javësh dhe që mbyllet pothuajse mbi prag të përgatitjeve për sezonin 2026/27, vendimmarrja këtë verë bëhet edhe më e ndjeshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version