Llapi ka arritur të fitojë pikët e plota në duelin drejtpërdrejt me Malishevën, në javën e 35-të të Superligës së Kosovës.
Ekipi i Tahir Batatinës ka siguruar një fitore vendimtare 3-2 duke u larguar nga barazimi.
Malisheva nisi më mirë me një gol nga Velia në minutën e 20-të, por Arianit Hasani shënoi për Llapin për barazim në minutën e 29-të.
Ramadani me një penallti në minutën e 35-të dha epërsinë e parë për Llapin, ndërsa Arbnor Aliu siguroi fitoren me golin e tretë në minutën e 41-të.
Goli i dytë dhe i fundit i takoi Mevlan Zekës në minutën e 87-të.
