Lajme
Llogaritjet e Baton Haxhiut: Kemi me pasë qeveri me 61-62, Nisma shkrihet në Vetëvendosje
Sonte në Pressing diskutohet për seancën e sotme në Kuvend e cila u bllokua pasi deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së refuzuan të votonin raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, mesazhet që qarkulluan gjatë saj dhe detaje tjera.
Baton Haxhiu thotë se VV’ja do ta bëjë qeverinë.
“Unë mendoj që Kurti i ka numrat, por drama e sotme, etëm e ka rrit dëshirën e minoriteteve, Veton Berishës, Duda Baljes, turqve për të përfitur shumë nga kjo situatë.
Nuk ka rrugë tjetër, se Kurti nuk mund ta qoj vendin në zgjedhje, për atë ai detyrohet. Do të kemi një qeveri me 61-62 vetë”, tha ai.
Tutje, ai besoj që Nisma do të shkrihet në VV, dhe nuk do të ekzistojë si partië politike.
“Natyrisht që ka marrëveshje me Nisma. Nuk ka marrëveshje vetëm për qeveri. Nisma tash e tutje nuk ekziston si parti politike, por si zgjatim i VV që pastaj shkrihet në VV. Limaj nuk mund të jetë ministër, se atëherë nuk mund të ketë qeveri”, tha ai.
-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve