Connect with us

Lajme

Lufta tregtare e Trumpit ul çmimin e naftës globalisht

Çmimet e naftës ranë të enjten mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore dhe se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) po e mbifurnizon tregun.

Kontratat e ardhshme të naftës në ShBA ranë me 7%, në 66.52 dollarë për fuçi, duke bërë që çmimi i naftës krudo të prek ditën e saj më të rëndë që nga korriku i vitit 2022. E nafta e papërpunuar, që është standardi botëror, ra me 6%, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

OPEC+ i befasoi investitorët të enjten duke njoftuar se Arabia Saudite, Rusia dhe gjashtë anëtarë të tjerë kanë rënë dakord të përshpejtojnë ndjeshëm rritjen e planifikuar më parë të prodhimit duke filluar nga maji.

Lëvizja e papritur nga OPEC+ përforcoi shqetësimet në lidhje me pasojat ekonomike të përshkallëzimit masiv të tarifave të Trumpit.

Advertisement

“Është një moment i shkatërrimit të kërkesës dhe do të prishë zinxhirin e furnizimit. Tregu është i shqetësuar për kërcënimin e recesionit, inflacionit dhe papunësisë”, tha Robert Yawger, drejtor ekzekutiv në Mizuho Securities, për CNN të enjten.

Nëse lufta tregtare në rritje ngadalëson fluksin e mallrave dhe shërbimeve, do të dëmtojë kërkesën për energji si nafta e papërpunuar.

“Lajmi i mirë është se çmimet në pompa derivatesh do të ulen. Por nëse ne po shkojmë në recesion, ju nuk do të shkoni aq shumë në pompë”, tha Yawger.

Advertisement

Presidenti Trump, të mërkurën njoftoi se ka vënë tarifa doganore për të gjitha shtetet, të cilat kanë në funksion tarifa ndaj importeve të ShBA-së.

Kosovës i është vënë tarifë prej 10%, ndërsa pak minuta më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njoftoi se i ka bërë kërkesë zyrtare qeverisë në detyrë që të heq tarifat në import për produktet amerikane.

Kërkesë të njëjtë ka bërë edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. 

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në trend

Copyright © 2024 Lajmeria. powered by Illyrian Space.

Home
Video
Lajme
Sport
Profile