Luka Modric dështoi ta çonte Milanin drejt Ligës së Kampionëve, edhe pse skuadra e tij kishte një vend në tabelë që i garantonte hyrjen në garën prestigjioze evropiane të klubeve për pjesën më të madhe të sezonit dhe deri në xhiron e fundit të Serie A.
Një humbje nga Cagliari në xhiron e fundit e ‘uli’ Milanin në Ligën e Evropës dhe ngriti pyetjen se çfarë do të ndodhë me Modricin.
Kapiteni kroat ka mundësinë ta zgjasë kontratën e tij për një sezon tjetër, por është e dyshimtë nëse do ta bëjë këtë, do të tërhiqet apo do të zgjedhë një mundësi të tretë.
Përpara tij është Kupa e Botës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, e cila fillon më 11 qershor dhe ku Kroacia do të luajë në fazën e grupeve kundër Anglisë, Panamasë dhe Ganës.
Fokusi i Modric është në këtë, dhe mundësitë e tij për të ardhmen janë të dyshimta.
Mediat italiane shkruan se Milani në Ligën e Kampionëve do të thoshte që Modric do të qëndronte në klub për një sezon tjetër, por tani gjithçka është e panjohur.
Pas fundit zhgënjyes për të dhe Milanin, Modric kontaktoi tifozët në rrjetin social Instagram rreth mesnatës, duke bërë një postim që po shihet si i lamtumirës.
