Site icon Lajmeria.info

Lumir Abdixhiku kundër ndarjes së pagesës prej 100 eurosh: ‘Blerje vote dhe propagandë’

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e një pagese prej 100 eurosh për kategori të caktuara të qytetarëve.

Abdixhiku e ka cilësuar këtë veprim si përpjekje për ndikim elektoral, duke e quajtur “propagandë” dhe “blerje vote”.

Ai ka deklaruar se qytetarët nuk mund të trajtohen si objekt ndikimi politik dhe dinjiteti i tyre nuk duhet të vihet në pikëpyetje për qëllime elektorale.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version