Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Obiliq, ka biseduar për projektin e gazit amerikan.
Ai ka theksuar se LDK e ka këtë projekt për një kohë të gjatë, si zgjidhje strategjike për energjinë. ‘Kemi diskutuar edhe për gazin amerikan, projektin që LDK e ka në program për një kohë të gjatë, si zgjidhje strategjike për energjinë, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të vendit.
Ne do ta implementojmë si prioritet kombëtar’, ka deklaruar Abdixhiku.
