Site icon Lajmeria.info

Lumir Abdixhiku përuris fushatën e LDK-së: Lidhja Demokratike e Kosovës është e bashkuar dhe e gatshme për sfida

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës është e madhe.

Ai tha salla në këtë tubim është mbushur plot dhe sipas tij, lidhja është bashkuar dhe është ngritur në këmbë.

Abdixhiku gjithashtu u shpreh se nuk ka gjë që i rrëzon, i trazon dhe i thyen, përcjell Klankosova.tv. ‘Kohërat ndërrojnë, akterët vijnë e shkojnë, një gjë nuk ndryshon asnjëherë, LDK njëherë, LDK gjithherë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sonte nga kjo sallë e mbushur plot, me gjithë këtë mbështetje, le t’i tregojmë gjithë Kosovës se lidhja jonë është ngritur në këmbë, është bashkuar fort, është gati për secilës sfidë që na vjen përpara. ‘S’ka gjë që na rrëzon, s’ka gjë që na trazon, s’ka gjë që na thyen sot, jemi bërë bashkë, hajdeni tash’, tha ai.

Exit mobile version