Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim elektoral në Degën e Dytë të partisë në Prishtinë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Abdixhiku ka theksuar se ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e kryeqytetit, duke përmendur se Prishtina mbetet prioriteti kryesor i programit të LDK-së.
Plani i LDK-së përfshin investime kapitale prej 1.5 miliardë eurosh në Prishtinë, për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, sistemin arsimor, shëndetësinë, sportin, kulturën dhe teknologjinë.
Gjatë tubimit, Abdixhiku ka prezantuar kandidatët e LDK-së nga Dega e Dytë në Prishtinë dhe ka kërkuar mbështetje për ta.
Ai ka deklaruar se Prishtina do të vazhdojë të jetë në qendër të zhvillimit të LDK-së dhe zemra e Kosovës.
