Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka prezantuar platformën ‘Hajde folim’ në një postim në Facebook.
Ai theksoi se ky është mjeti i tyre i ri për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët, pa skenografi protokolare. ‘HAJDE FOLIM – është platforma jonë e re e komunikimit me qytetarë.
Pa skenografi protokolare.
Pa filtra.
Ballë për ballë. me qytetarë dhe të vërtetën e përditshme të Kosovës.
E nisëm sot në Kurriz.
Dhe do ta vazhdojmë në çdo anë të Kosovës’, shkroi ai.
Abdixhiku shtoi se do të vazhdojnë takimet me qytetarët në të gjithë Kosovën për të diskutuar hapur për çështje të tyre. ‘Kosova ka nevojë për më pak propagandë e më shumë dëgjim.
Më pak zhurmë e më shumë kuptim.
Dhe pikërisht prej këtyre bisedave duam ta ndërtojmë rrugëtimin tonë të përbashkët përpara.
Ejani në ngjarjet e radhës.
Hajde folim’, u shpreh ai.
